Teoria e çmendur e Deontay Wilderit pse ekipi i tij dorëzoi meçin kundër Furyt të bën të mendosh shumë

Teoria e çmendur e Deontay Wilderit pse ekipi i tij dorëzoi meçin kundër Furyt të bën të mendosh shumë

Deontay Wilder nuk duket se po e merr mirë humbjen nga Tyson Fury.

“Bomberi i Bronztë” fajësoi kostumin e rëndë të cilin ai e veshi gjatë rrugës për në ring, duke thënë se ia rëndoi këmbët dhe gjithashtu kritikoi edhe ekipin e tij që hodhi peshqirin, transmeton Periskopi.

Wilder pësoi humbjen e parë në karrierë derisa u mposht për titullin WBC në proces, gjë që sigurisht se e ka frustruar atë.

Mirëpo, ai tani ka dalë me një teori të çmendur konsiprative që sugjeron se gjithçka është paksa e tepërt për të.

BOX-HEAVY-WORLD-USA-GBR-WILDER-FURY

Në një intervistë për “Boxing Scene”, 34-vjeçari sugjeroi se asistenti i tij, Mark Breland – ai që hodhi peshqirin në rundin e shtatë – mund të jetë influencuar nga Anthony Dirrell, një boksier i cili stërvitet nga SugarHill Steëard, trajneri i Furyt.

“Ende di si të lëviz nëpër ring. Edhe pse nuk i kisha këmbët, dija si të ecja rreth e qark ringut,” tha Wilder.

“Dreqin, isha 42-0, e dini, 10 mbrojtje të titullit rresht. E di çka po bëj aty.

“Mund të duket në një lloj mënyrë, por kur flisni për Deontay ëilder, kurrë nuk jam i përjashtuar nga një meç për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme që kam. E kemi parë këtë disa herë, kurrë nuk jam jashtë një meçi.

“Dhe më parë bie me mburojë dhe me shpatë, para gjithçkaje tjetër. E dini, Jay duke e ditur këtë, i cili është trajneri kryesor, i tha Brelandit që të mos e bënte. Ai prapë e bëri.

“Disi dhemb, njeri. Vërtet të bën të mendosh për gjërat e ndryshme, nuk dua të vë mendime negative në kokën time ose të shpërndaj teori konspirative, por të bën të mendosh.

“Dikush që bëri diçka që nuk është punë e tij, dhe madje edhe kur i thanë të mos e bënte, ata prapë e bënë.

“Dhe pastaj të ndikohej nga ekipi kundërshtar, një prej djelmoshave që stërvitet me trajnerin kundërshtar, ju bën të mendoni.

“Ai u ndikua nga Dirrell. Ata thonë se Dirrell ishte prapa tij duke bërtitur: ‘Hidhe peshqirin! E duam kampionin tonë’!

“Dhe, e dini, funksionoi poashtu edhe me ‘Sugar’, trajnerin kundërshtar, trajnerin e Furyt. Dirrell punon me të.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: