Tepër nxehtë edhe javën e ardhshme: Ja temperaturat

Tepër nxehtë edhe javën e ardhshme: Ja temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë dy ditëve vijuese do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit malor.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta , në orët e mesditës.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes  32-38 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangja e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor nga ora 10:00-17:00.

IHMK rekomandon të konsumohet ujë, jo edhe lëngje të gazuara e me sheqer, bartja e masave mbrojtëse si syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta, ndërsa të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë.

Tutje bëhet e ditur se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Të dielën parashihen rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.

Shpërndaje në: