Ter Stegen tregohet i matur, refuzon kalimin te Newcastle United

Ter Stegen tregohet i matur, refuzon kalimin te Newcastle United

Janë shuar shpresat e Newcastle United për kartonin e Marc-Andre Ter Stegen.

Portieri i Barcelonës nuk do t’i bashkohet skuadrës Magpies, përkundër interesimit të madh të shfaqur drejt tij.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, portieri gjerman ka hedhur poshtë opsionin Newcastle, përcjell Periskopi.

Anëtari i Barcelonës nuk është i interesuar të lë ‘Camp Nou’ dhe të shkojë drejt ‘St James Park’, dhe këtë e ka bërë të qartë tashmë.

Gjermani as nuk do të jetë pjesë e negociatave për një kalim të mundshëm tek Newcastle. /Periskopi/

Shpërndaje në: