Tërhiqen katër njësi nga shitja e aseteve përmes likuidimit nr. 46

Tërhiqen katër njësi nga shitja e aseteve përmes likuidimit nr. 46

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr. 27, Njësinë nr. 28, Njësinë nr. 29 dhe Njësinë nr. 31.

Të gjitha këto prona ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 46, e cila do të mbahet me datë 08 maj 2019.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 46 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 08 maj 2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.

Shpërndaje në: