Tërmet i fuqishëm në Bosnjë, qytetarët reagojnë të shqetësuar

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fortë e ka tronditur Bosnjë e Hercegovinën para disa minutash. Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) raportoi se magnituda e tërmetit ishte 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe tërmeti u regjistrua rreth orës 08:07, 10 kilometra nga Siroki Brijeg dhe 24 nga Mostari, përcjell Gazeta Express

Shumë qytetarë të BeH raportuan virtualisht se tërmeti u ndje në Sarajevë, Zenicë, Visoko, Kakanj, Trebinje, Magla. Siç raportojnë mediat në rajon, tërmeti u ndje edhe në Kroaci, më saktë në Split, Dubrovnik dhe Makarska.

“Gjithçka po dridhej”, “Vazhdoi për dhjetë sekonda”, “Sapo ndjeva një dridhje”, “Në Sarajevë ndjeva një dridhje dy herë, e para ishte më e lehtë, më pas pati një dridhje më të fortë”. Këto ishin vetëm disa nga komentet e qytetarëve që e ndjenë tërmetin.