Tërmet i fuqishëm në Greqi: Mbi 6 shkallë Rihter

Tërmet i fuqishëm në Greqi: Mbi 6 shkallë Rihter

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Greqisë me madhësi midis 5.9 dhe 6.4 të shkallës Rihter.

Dridhjet thuhet se janë ndjerë deri në Turqi, Egjipt, Siri dhe Izrael dhe ky tërmet ndodhi një javë pas një tërmeti tjetër me magnitudë 6.3 në Kretë, duke i kthyer ndërtesat në rrënoja.

Epiqendra e tërmetit besohet të jetë afër ishullit Dodekanez të Rodosit.

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare shkroi në Twitter, duke thënë: “Tërmeti i shkallës 6.4 u ndje në Detin Mesdhe dhe Greqinë e Jugut”.

Banorët thanë se dhomat e tyre u lëkundën sa “nga njëra anë në tjetrën”.

Shpërndaje në: