Tërmet shkatërrues mbi 7 shkallë në Meksikë, vijnë pamje apokaliptike nga atje

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 Rihter ka goditur shtetin e Meksikës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Lëkundjet kanë qenë të fuqishme dhe nga raportimet paraprake bëhet me dije se ka viktima, ndërkohë që shumë ndërtesa janë shembur, shkruan A2.

Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në veri-lindje të Acapulcos, një zonë e mbushur me resorte turistike dhe turistë.

Tërmet ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rrëzim të pemëve në disa zona. Autoritetet janë vënë në gatishmëri për të evakuuar njerëzit, si dhe për të konstatuar dëmet.

Qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat dhe prej orësh të tëra vijojnë të qëndrojnë në rrugë.