Tërmetet: Mëngjesi nis me dridhje të forta në Shqipëri
Pas tërmetit tronditës 5.8 ballë të shkallës Rihter, pasditen e kaluar, janë ndjerë dhe një sërë lëkundjesh të tjera gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dridhja më e fundit është shënuar në orën 06:46, me magnitudë 3.3 ballë, dhe me një thellësi 10 kilometra. Epiqendra e tërmeteve ka qenë në Detin Adriatik, ndërsa pasojat më të mëdha janë në Durrës dhe Tiranë. /lapsi.al