Tërmetet në Shqipëri: Ministrja e Shëndetësisë tregon çka do të diskutohet në mbledhjen e Qeverisë

Tërmetet në Shqipëri: Ministrja e Shëndetësisë tregon çka do të diskutohet në mbledhjen e Qeverisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi të dhënat e tjera në lidhje me të lënduarit nga tërmetet e frikshme në Durrës dhe Tiranë ditën e sotme. Për ‘’News 24’’, Manastirliu shtoi se kanë marrë ndihmë mjekësore.

Ndër të tjera, Manastirliu shtoi se në mbledhjen emergjente të orës 23:30 të qeverisë do të diskutohet plani i masave që do të zbatohet për përballimin e kësaj situatë të pazakontë. Ndërkohë, zyrtarët përkatës do të jenë në terren për të monitorurar situatën.

‘’Vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore në spitalin e Traumes, në QSUT dhe ne Spitalin e Durrësit. Në këto spitale kanë marrë sherbim mjekësor 105 qytetare të lënduar nga tërmeti, nga të cilët 74 qytetarë kanë marrë shërbim në spitalin e Traumës. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe aktualisht janë 10 qytetarë që po marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 5 qytetarë në spitalin e Durrësit. Spitalet janë ne gatishmeri të plotë, me staf të përforcuar mjekësor. Deri tani nuk kemi të konfirmuar të kemi të plagosur në gjendje të rëndë. Në funksion të plotë është vendosur dhe Urgjenca, ku kanë kërkuar ndihmë mbi 270 veta. Një pjesë e tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në Urgjencë, disa kanë marrë ndihmë në shtëpi. Që në momentin e parë kemi ushtruar planin e emergjencës. Është organizuar me shpejtësi të plotë. Situata paraqitet nën kontroll.  Në 11:30 mbledhja do të jetë për të gjithë planin e masave. Të gjithë jemi duke marrë masat e duhura për këtë situatë të pazakontë bashkë  me strukturat dhe instancat përkatëse. Patjetër do të ketë raportim në kohë. Do të vazhdojmë të jemi në terren, për të siguruar që të gjitha masat të zbatohen. Kemi aktivizuar planin e emergjencave. Përsa i përket gjendjes së spitaleve, po bëjmë vëzhgime të imtësishme Për këtë rast do të kemi dhe një relacion. Deri tani situata është brenda parametrave të lejuar’’, përfundoi ministrja Manastirliu për marrjen e masave për menaxhimin e situatës nga tërmetet.

Shpërndaje në: