Tërmeti lë shumë fëmijë nën rrënoja, mbi 1 mijë të vdekur në Afganistan

Tërmeti lë shumë fëmijë nën rrënoja, mbi 1 mijë të vdekur në Afganistan

Tërmeti shkatërrues u ka marrë jetë shumë fëmijëve në Paktika të Afganistanit.

Këtë e konfirmuan doktorët e këtij rajoni për BBC, ndërsa bilanci i viktimave i ka tejkaluar 1 mijë. Puna e ekipeve të shpëtimit për t’iu ardhur në ndihmë personave nën rrënoja është vështirësuar nga shirat e dendur dhe terreni i vështirë.

Tërmeti i magnitudës 6,1 rihter ra gjatë orëve të vona të së martës, duke  gjetur afganët në gjumë.

Bilanci është i lartë edhe nga cilësia e dobët e banesave të ndërtuara, ndërsa shifrat mund të rriten ende pasi numri i personave nën rrënojë nuk dihet ende.

“Nuk mund të arrijmë në çdo zonë”, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë së talebanëve. Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe vende të tjera i kanë ardhur në ndihmë Afganistanit për të përballuar këtë tragjedi.

Shpërndaje në: