Tërmeti: Mehaj i ofron ndihmë me FSK-në Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Tërmeti: Mehaj i ofron ndihmë me FSK-në Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas tërmetit në Greqi, ka shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, me kapacitetet specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

“Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë. Edhe pse ende nuk ka raporte për dëme apo viktima, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo nëse kanë pësuar, edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë,, me kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: