Tërmeti shkatërrues në Afganistan, talebanët kërkojnë ndihmë

Tërmeti shkatërrues në Afganistan, talebanët kërkojnë ndihmë

Talebanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi të cilin e drejtojnë po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.1 ballë.

Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe të paktën 1500 janë plagosur, raporton BBC.

Sipas mediave ndërkombëtare nga tërmeti kanë pësuar shtëpitë që janë ndërtuar prej baltës.

Provinca juglindore Paktika është goditur më së shumti dhe OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim emergjent dhe ndihmë ushqimore.

Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe mungesa e burimeve.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi Afganistanin në dy dekada është një sfidë e madhe për talebanët, të cilët e rifituan pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.

Shpërndaje në: