Tërmkolli: Avdullah Hoti gaaati i ngjashëm me Albin Kurtin

Periskopi.com Lajme

Një alamet Ibrahim Rugove nuk ka shku vet diku, ka qenë shumë bashkëpunues. Kështu thotë Melihate Tërmkolli e LDK-së duke kritikuar Avdullah Hotin.

Në frontal ajo ka thënë se Hoti është ‘gaaaati i ngjashëm me Albin Kurtin”.

“Avdullah Hoti gaaati i ngjashëm me Albin Kurtin.Rrëzimi i qeverisë ka ndodhë për shkak se nuk ka pasë një bashkëpunim dhe mirëkuptim me partnerin e qeverisë, me LDK. Tash i ke të njëjtat sjellje të Avdullah Hotit që nuk ka bashkëpunim me partnerët e koalicionit”, ka thënë ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: