Tërmkolli e ashpër me VV’në: Ja çka është dashur të bëjë LDK kur Glauk Konjufca u zgjodh kryeparlamentar

Tërmkolli e ashpër me VV’në: Ja çka është dashur të bëjë LDK kur Glauk Konjufca u zgjodh kryeparlamentar

Melihate Tërmkolli nga LDK sonte në Pressing ka qenë e ashpër me partnerin e mundshëm për koalicion, Vetëvendosjen, transmeton Periskopi.

Tërmkolli ka thënë se në LDK ka njerëz që janë treguar dorëlirë më së shumë se sa duhet me VV’në.

‘’Në LDK s’ka përqarje rreth koalicionit me VV’në. Ka mospajtime se a duhet një koalicion duke e shkelur votën e qytetarëve, apo jo. Ka individë që janë tregu më dorëlirë në raport me VV’në për me leju që LDK edhe të mos ta ketë një pushtet jo të baraspeshuar’, ka thënë ajo.

Tutje Tërmkolli ka theksuar se as Kurti e as Mustafa s’janë këtu për t’i dhënë diçka njëri-tjetrit

‘’Kush është Albini e VV me i dhënë LDK, e kush është LDK me i dhënë Albinit. S’kemi cka me ju dhanë e marrë njëri-tjetrit. Nëse të ka bo sovrani kryeministër, bonu. Pse duhet me i dhanë diçka LDK’së’’

‘’Me u pasë vet personalisht, e kisha kry pak më herët. Në atë moment që qitën mesazhe e video, u pa që… Aty s’ka politikë më.  Në momentin kur është bërë kryetari i parlamentit, unë atë ditë ose e kisha ndërpe ose e kisha qitë në propozim nga LDK kryeministrin, pikë’’/PERIKSOPI/

 

 

Shpërndaje në: