Tërmkolli kritikon Qeverinë Hoti: Tash kush ka pare ka me ba teste në laboratore private, kush s’ka – s’ka

Periskopi.com Lajme

Melihatë Tërmkolli ka kritikuar Qeverinë pse ka vendosur që teste për koronavirus të bëhen në klinika private.

“Unë e kam parë që shteti apo qeveria iu ka dhënë mundësi me bë biznes edhe me këtë cështje”, ka thënë ajo në frontal, përcjell Periskopi.

“Puna e parë është që qeveria do të duhej të përkujdesej që këto teste me u bë në institucione publike. Puna e dytë, do të ishte me bë kontrata me institucione private, kjo tash ka me pru punën që ata që kanë pare me bë testin e ata që s’kanë kanë me u detyru me bë testin me lyp pare. Shteti është dashtë me bë cmimin. Në raste të tilla shteti absolutisht merr masa për cmimin”, ka thënë ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: