Tërmkolli: Me Vjosa Osmanin dallojmë si nata me ditë, unë jam mijëra kilometra dritë larg, ajo hala s’është në LDK

Periskopi.com Lajme

Melihate Tërmkolli ka kritikuar partinë e saj për menaxhimin e pandemisë, e sidomos për vendimin e fundit rreth licencimeve të disa laboratoreve private për testet e koronavirusit.

Në Frontal, autori i emisionit e pyeti se me gjithë këto kritika ndaj LDK-së, a mund të ketë pasoja si Vjosa Osmani.

“Qysh si Vjosa Osmani. Ca do me thënë nëse e kritikoj LDK-në, unë qe 30 vjet mendoj për shtet Kan me përjashtu, mos tërhiqni paralel, jemi si nata me ditë, jemi me kilometra dritë, Vjosa hala nuk është në LDK, unë i kam 30 vjet në LDK, në frymë rugoviane”, ka thënë ajo./Periskopi/

Shpërndaje në: