Tërmkolli: Mirë që Albin Kurti të paktën po e mëson gjeografinë e Amerikës

Tërmkolli: Mirë që Albin Kurti të paktën po e mëson gjeografinë e Amerikës

Po bëhen gati një javë që kur kryeministri  Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dita ditës pamë që kryeministri përkundër vizitës së vonuar në shtetin mik, përpos disa vizitave me kompani teknologjike, nuk pati ndonjë takim të nivelit të lartë me ndonjë zyrtar amerikan. Kjo po shihet si dështim. Njëjtë po kritikohet edhe turi i presidentes Vjosa Osmani…

Ish-deputetja e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli në një deklaratë për Periskopin theksoi se se Albin Kurti ende  po e mëson gjeografinë e Amerikës.

Znj.Tërmkolli e quajti skandaloz edhe humbjen e projektit për gazin amerikan.

“Po e mëson gjeografinë e Amerikës, së paku  nëse këtë po e bën. Nuk kam asnjë koment tjetër, mirë që po e mëson gjeografinë e Amerikës, ma në fund po e mëson gjeografinë e Amerikës. Takimi edhe me një qytetar më të rëndomtin është i rëndësishëm pa diskutim por  niveli i kryeministrit me  ato takime sa do të rëndësishme në fakt nuk e përmbush kërkesat të cilat i ka sot Kosova. Edhe do të ishin takime me rëndësi ato të cilat do të bëheshin me përfaqësues të shtetit përfaqësues të institucioneve, janë me rëndësi edhe këto gjithsesi. Na e humbëm edhe projektin e gazit që është katastrofal.”, ka thënë Tërmkolli për Periskopin.

Ajo nuk la pa komentuar as udhëtimin e fundit të presidentes Vjosa Osmani, Sipas saj, Panamaja do të mund të vizitohej edhe më vonë.

“Njësoj edhe presidentja në kohën kur do të duhej me qenë në takime të nalta  në Ëashington, në Londër, në Bruksel. Pret Panamaja, ka mujt me prit do kohë tjera tashti  puna jonë është me punu me intensitetin më të nalt për  Këshill të Evropës, për anëtarësim të NATO-së, puna e dialogut etj.”, tha Tërmkolli.

Vizitat e Albin Kurtit nëpër kompani teknologjike, stafi i tij i pa si shumë të rëndësishme, ndonëse  Kurti mori një mori vërejtjesh  e kritika për faktin se nuk arriti të aranzhojë takime të nivelit të lartë me zyrtarët e administratës amerikane./PERISKOPI/BESARTA HOTI/

 

Shpërndaje në: