Tërmkolli parasheh zgjedhje të reja nacionale nëse VV-ja humb balotazhin në Prishtinë dhe Prizren

Tërmkolli parasheh zgjedhje të reja nacionale nëse VV-ja humb balotazhin në Prishtinë dhe Prizren

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka parashikuar mundësinë për zgjedhje të reja nacionale në pranverë.

Tërmkolli këtë parashikim e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, ku është shprehur se në rast se Vetëvendosje humb balotazhin në Prishtinë dhe në Prizren, zgjedhjet nacionale janë të pashmangshme.

Tërmkolli ka ironizuar me Kurtin duke i thënë se njëher mundesh por pastaj s’mundesh.

“Njëherë, edhe mundesh, por pastaj s’mundesh! Nëse Albin Kurti me VV-në, në balotazh humbin në Prishtinë dhe Prizren, del se zgjedhjet nacionale bëhen të pashmangshme në pranverë”, thuhet në postimin e saj.

Shpërndaje në: