Tërmkolli: Shkarkimi i Hotit hakmarrje e ulët, Albini mbijeton vetëm në trazira dhe anarki

Tërmkolli: Shkarkimi i Hotit hakmarrje e ulët, Albini mbijeton vetëm në trazira dhe anarki

Ish deputetja e Kosovës Melihate Termkolli, ka komentuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Avduallah Hoti nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Tërmkolli në Facebook ka shkruar se  Kryeministri në detyrë tërë ditën foli kundër veprimeve të natës dhe vet ra në kurthin e natës.

Sipas saj shkarkimi i Avdullah Hotit menjëherë pas shkarkimit te tij ishte një hakmarrje dhe se  egoja për pushtet e Kurtit është mbi popullin dhe shtetin.

Postimi i plotë i Melihate Tërmkollit:

Albini i natës!

Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës me më shumë se 2/3 e votave, Albin Kurti, në terrin e natës e paska “liruar” nga detyra Zv/Kryeministrin Avdullah Hoti. Hakmarrje! E ulët edhe për një person të rëndomtë lëre më për një “kryeministër! Tërë ditën foli kundër veprimeve të natës e si për çudi vetë paska ra në kurthin e natës. Ky është Kryeministri i shkarkuar. Egoja dhe etja e tij për pushtet absolut është mbi shtetin, mbi popullin. Kosova nuk ia pat borxh as shkarkimet, as rrëzimin e qeverisë në kohë coronavirusi. Por ai nuk sheh as popull, as shtet. E sheh veç Albinin i cili kënaqet dhe mbijeton vetëm në kaos, në anarki, në trazira, për të treguar kush është ai. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Albini dje përmendi edhe gjakderdhje, ashtu si mësuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi, të etur për gjak shqiptarësh, për “revolucione demokratike”. Këtë e kanë në gjak, e kanë ideologji, lajtmotiv jetësor! Por janë të humbur, nuk do t’i lejojmë! “No pasaran Albin, No pasaran”!.

Shpërndaje në: