Tërmkolli: Shqiptarët ende e shënojnë Bozhiqin, kjo tregon prejardhjen tonë të krishterë

Tërmkolli: Shqiptarët ende e shënojnë Bozhiqin, kjo tregon prejardhjen tonë të krishterë

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka thënë se edhe shqiptarët e kanë kremtuar Bozhiqin.

Sipas saj, kjo tregon prejardhjen e krishterë të shqiptarëve.

“Do të befasohen shumë me këtë që po e them”, ka thënë ajo.

“Nuk është festuar, por te shqiptarët është shënuar një festë e cila është ortodokse, është quajtur Bozhiq. Është festa e Krishtlindjeve ortodekse.Shënohet ende. Në familje janë zier kunguj, vezë, fara, e të tjera. Dhe është thënë shprehimisht që kjo po bëhet për Bozhiq”, shtoi ajo.

Shpërndaje në: