Termokos njofton se nesër do të ketë ndërprerje të ngrohjes në këtë lagje

Termokos njofton se nesër do të ketë ndërprerje të ngrohjes në këtë lagje

Ndërmarrja publike “Termokos” ka bërë të ditur se disa pjesë të qytetit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ngrohje.

Në postimin e publikuar në rrjetin social Facebook thuhet se objekt banesore Aktash 1, 2 dhe 3, për shkak të rrjedhjes së gypit që furnizon me ngrohje këto objekte, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ngrohje.

“Sapo është evidentuar rrjedhja në gypin që furnizon me ngrohje këto objekte, ndonëse ishte ditë vikendi ekipet tona kanë punuar deri në orët e mbrëmjes. Përkundër përpjekjeve ka qenë e pamundur, që të evitohet problemi dhe të rikthehet ngrohja”.

“Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve, për këtë ndërprerje të furnizimit me ngrohje, me shpresë se do të arrijmë, që nesër paradite të evitojmë problemin dhe të vazhdojmë furnizimin e rregullt me ngrohje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: