Termokos sot nis instalimin e matësve të ngrohjes

Termokos sot nis instalimin e matësve të ngrohjes

Në mënyrë që konsumatorët të kenë mundësi të kontrollojnë shpenzimet e tyre për ngrohje, Termokos sot nis instalimin e matësve të ngrohjes.

Ekipet e kompanisë punëkryese nga mëngjesi i të hënës kanë filluar instalimet e këtyre pajisjeve në objektet banesore tek Bulevardi “Nëna Terezë” në lagjen “Qendër”.

Në njoftimin e tyre, Temokos, tregon se instalimi i këtyre pajisjeve do t’i paraprijë ndryshimit të mënyrës së faturimit, nga metoda bazuar në sipërfaqen ngrohëse tek metoda më e re dhe më e saktë, sipas konsumit.  Madje, qytetarët nëpërmes kursimit të energjisë ngrohëse do të kenë mundësinë që të zvogëlojnë edhe shpenzimet e tyre për ngrohje.

Të gjitha pajisjet, që instalohen në radiatorët e konsumatorëve do të jenë falas, në saje të një donacioni në vlerë të 10 milion dollarëve, të ndarë nga Qeveria amerikane nëpërmes Millennium Challenge Corporation (MCC).

Shpërndaje në: