Tërnava në konferencë urgjente: Që nesër të nis mësimi e të ktheheni në punë

Tërnava në konferencë urgjente: Që nesër të nis mësimi e të ktheheni në punë

Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot përmes një konference të jashtëzakonshme ka kërkuar nga sindikalistët të ndërpresin grevën dhe nxënësit të kthehen në bankat shkollore, raporton Periskopi.

Të njëjtën kërkesë ia ka drejtuar edhe shërbyesve civilë, po ashtu Qeverisë e Kuvendit të përshpejtojnë Ligjin për Paga.

‘’Me emrin e Zotit, mëshiruesit, mëshirplotit. Me vëmendje kam përcjellur zhvillimet e muajit të fundit në vendin tonë që kanë të bëjnë me grevën. Më lejoni  të shpreh vlerësimin më të lartë për mësidhënësit, profesioni i të cilëve është përtej detyrës së rëndomtë. Mësuesit e pedagogët tanë e kanë kryer me përkushtim deri në ditët e sotme.  Ne mbështesim kërkesën e mësidhënësve të Kosovës për pagë të dinjitetshme. Ata kanë mision të shenjtë. Thërras SBASHK që sot ta ndërpresin grevën dhe nesër të kthehen fëmijët në banka të shkollës. Thërras sindikatën e shërbyesve civilë të kthehen në vendin e tyre të punës. Të drejtat e tyre t’i kërkojnë përmes dialogut sindikal. Apeloj që në këto momente të tregohen të arsyeshëm, të urtë dhe t’i kthehen normalitetit. Qeveria e Kuvendi të  miratojnë sa më shpejtë Ligjin për Paga dhe kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë.’’, tha ai.

‘’Mbes me shpresë që nesër nxënësit t’i kemi në bankat e shkollës e shërbyesi civilë në krye të detyrë’’./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: