Terror mes pushuesve në Durrës, plagosje me armë në një kompleks turistik

Terror mes pushuesve në Durrës, plagosje me armë në një kompleks turistik

Më datë reth orës 10:35, në afërsi të një kompleksi në Golem, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. Ç., 24 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal Durrës. Nga hetimet paraprake është bërë i mundur identifikimin i autorit të dyshuar shtetasi, Lajden Kadilli, 23 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Këta dy shtetas kanë qënë në shoqërinë e njëri – tjetrit në një bar kafe aty pranë dhe më pas kanë filluar të konfliktohen, ku Ledjan Kadilli ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të A. Ç. Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave. /Lapsi.al/

Shpërndaje në: