Testi i ADN’së e bën punëtorin e krahut pronar të vilës 56 milionë €

Testi i ADN’së e bën punëtorin e krahut pronar të vilës 56 milionë €

Kishte shumë vite që bënte punë krahu dhe mezi paguante qiranë dhe faturat e tjera, por tani 31 vjeçari anglez, Xhordan Adlas Roxhers, ka hyrë me të dashurën te një vilë që kushton rreth 56 milionë euro.

Pas një testi ADN-je, punëtori zbuloi se ishte djali i pronarit të vdekur të vilës.

Deri dje mund të përballonte vetëm qira apartamenti, por tani zotëron një pronë pasanikësh prej 6200 metrash katrorë.

Ai i kishte kërkuar testin e ADN-së pronarit të vilës, kur ishte gjallë, por e kishin refuzuar

Vetëm pasi vdiq, ai vërtetoi që ishte vërtet i biri i pronarit pasanik

Shpërndaje në: