Testi i drogës, 15 policë përdorues të lëndëve narkotike në Vlorë

Testi i drogës, 15 policë përdorues të lëndëve narkotike në Vlorë

Efektivët e policisë së Vlorës i janë nënshtruar testit të drogës. Sipas “Abc”, nga rezultatet e dala deri më tani, ka rezultuar se 15 efektive të policisë janë përdorues droge.

Ndërkohë, disa prej efektivëve kanë kundërshtuar rezultatin e testit. Po ashtu, dyshohet se edhe 3 të efektivë të tjerë kanë dalë pozitiv në testin e drogës në komisariatin e Sarandës.  Gjatë ditës së sotme  u bë me dije se dhe në Elbasan rezultuan pozitiv në testin e drogës dy efektivë.

Para disa ditësh, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për punonjësit e policisë.

Nano ka paralajmëruar se efektivët që dalin pozitiv do të lirohen menjëherë nga detyra, ndërsa për raste specifike mund të ketë edhe nisje të hetimeve apo masa shtrënguese.

Shpërndaje në: