Testi i ndërlikuar psikologjik mund të zbulojë nëse keni aftësi për të lexuar mendjet

Testi i ndërlikuar psikologjik mund të zbulojë nëse keni aftësi për të lexuar mendjet

A ka një superfuqi më intriguese se aftësia për të lexuar mendjet?

Një mjek po bën bujë në internet duke sugjeruar se mund të zotëroni këtë aftësi të jashtëzakonshme nëse mund të bëni një truk të thjeshtë.

Duket si diçka nga një roman fantastiko-shkencor, por sfida përfshin thjesht të dallosh emocionet e dikujt vetëm nga sytë e tyre.

Mjeku Sermed Mezher, me qendër në Londër, pohon se përgjigjja e saktë e pyetjeve mund të jetë një shenjë e ‘inteligjencës së lartë emocionale’ dhe një talent i jashtëzakonshëm për të kuptuar shenjat sociale.

Anasjelltas, rezultatet më të ulëta janë shumë të lidhura ngushtë me autizmin.

Përmes një videoje në TikTok, ai kërkoi nga ndjekësit të bëjnë këtë test psikologjik. Çfarë duhet të bëni është të qëlloni emocionet e njerëzve që ai paraqet përmes fotografive të ndryshme.

Sigurisht, që pas çdo fotografie ai do të tregojë edhe rezultatin e saktë.

 

Personi në foto është duke bërë shaka, duke insistuar, është i kënaqur apo i relaksuar?

Zonja në fotografinë e dytë ndihet e tmerruar, e shtangur, e hutuar apo mosbesuese?

Burri në foto ndihet, i alarmuar, i turpshëm, i shqetësuar apo kërcënues?

Gruaja në foto duket sarkastike, arrogante, tentative apo mirënjohëse?

Në rast se dyshoni në përgjigjen tuaj, në listën e mëposhtme keni rezultatin e saktë.

Fotoja e parë tregon se burri në foto është duke insistuar.

Fotoja e dytë tregon se gruaja në foto është duke u ndjerë mosbesuese.

Fotoja e tretë tregon se burri në foto është kërcënues.

Fotoja e katërt tregon se gruaja në foto po ndjehet tentative.

Shpërndaje në: