Tetë nga të famshmit që janë binjakë, njihuni me gjysmën tjetër të tyre (Foto)

Tetë nga të famshmit që janë binjakë, njihuni me gjysmën tjetër të tyre (Foto)

Tani që Beyoncé ka lindur dy foshnje, “të qenurit” binjak është zyrtarisht në modë.

Megjithatë disa nga të famshmit janë binjakë por mund të mos e keni ditur!

Elite Daily, ka prezantuar së fundmi një listë me disa prej këtyre personazheve të famshëm, transmeton Telegrafi.

Ashton Kutcher 

Ashton Kutcher dhe vëllai i tij binjak janë shumë të lidhur mes vete. Ashton është mjaft i hapur edhe pse për të ka qenë e vështirë ta shohë vëllanë e tij duke u rritur, pasi ai ka pasur paralizë cerebrale, lufton me gjëra të tilla si dhe disa probleme me shikim. Michael tani pas shërimit punon në një organizatë bamirëse me emrin “Arritja për yjet, një themel i shpresës për fëmijët me paralizë cerebrale”.

Scarlette Johanson 

Vëllai binjak i Scarlett Johansson, Hunter merret me politikë, por para se të vendoste të ishte këshilltar i fushatës së Presidentit Obama në vitin 2008, ai u mor me aktrim, duke u shfaqur në filmin “Manny & Lo”.

Gisele Bündchen

Bündchen është e njohur për dukjen e saj tërheqëse, për të cilën mesa duket ajo e ndan me motrën e saj binjake, Patricia. Flasim këtu për një gjenetikë të mirë

Jon Heder

Askush nuk mund ta mbajë të fshehtë faktin që ka një vëlla binjak. Jon këtë gjë e tregoi shumë vite më vonë në një deklaratë për media. “Unë, Jon Heder, nga Napoleon Dynamite, kam një binjak identik me emrin Dan. Faleminderit”, kishte thënë ai. Jon vjen nga një familje e përfolur, edhe pse vëllai i tij, Dan, zakonisht gjendet prapa kamerës. Dan Heder është më i njohur për efektet e tij vizuale që punon në projektet si “Edge of Tomorrow “dhe “Guardians of the Galaxy Volume 2”.

Alanis Morissette

Muzika është kryefjala në familjen Morissette, sepse vëllai binjak i Alanis Morissette, Wade, gjithashtu merret me muzikë, ndonëse nuk jeton prej saj. Përveç të qenit një instruktor i jogës dhe terapist, Wade është gjithashtu një muzikant, që merret me muzikë rok.

Rami Malek

Rami Malek ka gjithashtu një vëlla binjak të quajtur Sami. Ai zbuloi në emisionin e Jimmy Kimmel se ata kanë qenë së bashku në kolegj, dhe se dikur ai ishte shtiruri si vëllai i tij, duke mbajtur një monolog, në mënyrë që vëllau i tij të fitonte pikët e duhura për tu diplomuar.

Laverne Cox

Aktorja dhe aktivistja transgjinore Laverne Cox ka një vëlla binjak identik, muzikanti i njohur M. Lamar. Ai në fakt luan në orkestrën e “Orange’s Cox”.

Vin Diesel

Vin Diesel ka një binjak të quajtur “Paul”. Aktori dhe vëllai i tij binjak, Paul, punojnë të dy në industrinë e filmit. Por mos e ngarkoni trurin duke menduar se gjatë shikimit të një filmi mund të keni parë Dieselin tjetër, kjo ndoshta për faktin sepse vëllau i tij punon prapa skenave, si redaktor i filmit. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: