Tetë persona shoqërohen në polici, shkak hudhja e gazit lotsjellës gjatë performancës së Bregoviqit

Tetë persona shoqërohen në polici, shkak hudhja e gazit lotsjellës gjatë performancës së Bregoviqit

Tetë persona tashmë janë shoqëruar nga Policia e Shqipërisë të cilët dyshohet se hedhen gaz lotsjellës në Festivalin e Birrës në Korçë gjatë kohës sa ishte duke performuar këngëtari serb, Goran Bregoviq.

Policia e Shqipërisë ka shtuar kontrollin në të gjithë zonën për të parë në rast se ka persona të tjerë që me vete kanë gaz lotsjellës.

Shoqërimet në polici i kanë kundërshtuar banorët teksa bërtisnin “bravo, bravo”, për të shoqëruarit nga policia.

Shpërndaje në: