Tetë persona të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë

Tetë persona të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona të cilët janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident janë përfshirë tri automjete në lëvizje.

“Mbrëmë rreth orës 22:30,  në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar tetë persona dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, u shpreh ajo.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

 

Shpërndaje në: