Tetë të vdekur dhe qindra të lënduar nga protestat në Kazakistan

Tetë të vdekur dhe qindra të lënduar nga protestat në Kazakistan

Protestat në Kazakistan kanë lënë të vdekur tetë personel sigurie, si dhe 317 persona të tjerë të lënduar, njoftojnë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, fillimisht të zemëruar nga rritja e çmimit të karburantit për ditën e Vitit të Ri, protestuesit kanë sulmuar dhe djegur ndërtesat shtetërore dhe kanë brohoritur kundër Nursultan Nazabayev, i cili mbajti autoritet të gjerë edhe pse u largua nga posti i presidentit në vitin 2019 pas gati tre dekadash.

Po ashtu, raportohet se për shkak të protestave të shumta është shpallur gjendja e emergjencës në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan.

Në tre qytete, zyrtarët e administratës lokale u sulmuan, ndërtesat u dëmtuan dhe “u përdorën gurë, shkopinj, gaz dhe molotov”, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme.

Një gazetar në Almaty tha për CNN se po përjetonin një ndërprerje të internetit dhe dritat janë të fikura në ndërtesat pranë rezidencës së Presidentit dhe zyrës së kryetarit.

Tokayev e shkarkoi atë nga posti i kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën, ndërsa kabineti i tij gjithashtu dha dorëheqje.

Disa raportime që cituan ministrinë e brendshme të Kazakistanit thanë se policia dhe trupat e gardës kombëtare u vranë dhe u plagosën në disa rajone të martën dhe të mërkurën gjatë trazirave më të rënda të Kazakistanit në më shumë se një dekadë.

Protestuesit morën kontrollin e aeroportit në Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, tha për reuters një burim i njohur me çështjen. Të gjitha fluturimet për dhe nga Almaty janë anuluar.

Shpërndaje në: