Teuta Arifi për tragjedinë në Tetovë: Institucionet të bëjnë punën sa më shpejt për të zbardhur rastin

Teuta Arifi për tragjedinë në Tetovë: Institucionet të bëjnë punën sa më shpejt për të zbardhur rastin

Kryetarja e komunës së Tetovës ka thënë se nga fondet emergjente do të ndihmone familjet e të dëmtuarve.

“Më lejoni në emrin tim të ngushëlloj të gjithë familajrët që kanë humbur të afërmit e tyre. Të gjithë qytetarët e Tetovës. Kjo është dhimbje për të gjithë ne. Të falënderohen të gjithë miqve dhe dashamirëve nga shumë anë të cilët janë paraqitur kanë kërkuar kanë dëshiruar të ndihmojnë në këtë situatë në të cilën jemi për të treguar se nuk jemi vetëm. Dëshirojë të bëj thirrje që të gjithë ne si persona zyrtar të përmbahemi vetëm në raportet dhe të dhënat e konfirmuara, pa spekulime”, tha Teuta Arifi.

Ajo bëri lutje që fatkeqësi të tilla mos të ndodhin më, ndërsa kërkoi që institucionet të bëjnë punën e tyre pa vonesë për të zbardhur këtë fatkeqësi të madhe.

Shpërndaje në: