Teuta Hadri, dëshmitarja e radhës e mbrojtjes së Salih Mustafës

Teuta Hadri, dëshmitarja e radhës e mbrojtjes së Salih Mustafës

Ish-deputetja Teuta Hadri është dëshmitarja e radhës e mbrojtjes së Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ajo po përgjigjet në pyetjet e avokatit mbrojtës të Mustafës, Betim Shala rreth ngjarjeve të muajit mars dhe prill të vitit 1999.

“Gjatë prillit 1999, më 1 prill forcat serbe më kanë nxjerrë sikur gjithë popullatën tonë me dhunë nga shtëpia ime, është fjala për 1 prillin, ashtu sikur të gjithë banorët e banesave kemi dalë me dhunë, ata kishin bërë krime të mëdha nëpër tërë Kosovën që nga viti 1998. Unë këtu nuk do t’i përshkruaj ato krime që i kam parë dhe jam dëshmitare e gjallë të atyre ngjarjeve që i kam përjetuar vet, nuk jam dëshmitare që flas me anë të mediave, por jam dëshmitare e gjallë që i kam përjetuar me syrin tim dhe me trurin tim”, ka thënë Hadri.

Hadri është dëshmitarja e 14 e mbrojtjes.

“Unë kam dashur të dalë në luftë të ndihmoj pasi isha mjeke me profesion, isha humanitare dhe kisha nevojë shumë t’u ndihmoj atyre njerëzve”, ka shtuar ajo.

Shpërndaje në: