Tha se lexon lektyra, ja përgjigja e kandidatit të AAK’së kur pyetet për ‘Veroren’

Tha se lexon lektyra, ja përgjigja e kandidatit të AAK’së kur pyetet për ‘Veroren’

Kandidati i AAK-së, për kryetar të Malishevës Kastriot Berisha, është bërë lajm kur në një debat televiziv ka thënë se herë pas here lexon lektyra shkollore.

Për këtë arsye, Berisha është pyetur pikërisht për këto “lektyra” për ta kuptuar se sa ka njohuri rreth tyre.

Në emisionin Frontal Zgjedhor, tek rubrika “pyetjet surprizë” Berisha është pyetur se kush e ka shkruar Veroren, një roman i njohur për fëmijë.

Berisha ka dhënë përgjigje të saktë, duke përmendur emrin e autorit Rexhep Hoxha.

“E kam lexu, se pak para se me shku fmija në shkollë e përgatitsha Hamdinë, sepse prindi ma ka lanë një bibliotekë dhe t’u i përgatitë fëmijët na ka ra edhe neve mu merr me to”, ka thënë Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=m1DVhKa8M4o&t=3060s

Shpërndaje në: