Thaçi: As plumbat e Serbisë nuk ma rëndojnë më shumë shpirtin se kjo tendencë e përplasjes mes shqiptarëve

Thaçi: As plumbat e Serbisë nuk ma rëndojnë më shumë shpirtin se kjo tendencë e përplasjes mes shqiptarëve

Presidenti Hashim Thaçi sonte në Opinion duke folur për raportet në spektrin politik, ka thënë se i dhemb fakti kur njëri-tjetrin e quajnë tradhtar. Thaçi thotë se këto terme duhet të largohen nga gjuha politike, transmeton Periskopi.

Tutje ai thotë se i rëndohet shpirti për këtë gjë, më shumë se sa plumbat e Serbisë.

‘’As plumbat e Serbisë nuk ma rëndojnë më shumë shpirtin se kjo tendencë e përplasjes mes shqiptarëve’’, ka thënë Thaçi.

Tutje ai thekson se as një ide e as një vendim nuk mund ta marrë askush në krye e në vete. Edhe sikur Nëna Tereza të ringjallet.

‘’Askush mos ta menojë se dikush mund ta bëjë një ide, një ndryshim. As Nënë Tereza me u cu’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: