Thaçi: Do të provoj t’ia marrë Serbisë, Preshevën e Medvegjën pa iu dhënë asgjë

Thaçi: Do të provoj t’ia marrë Serbisë, Preshevën e Medvegjën pa iu dhënë asgjë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të provojë t’ia marrë Serbisë, komunat me shumicë shqiptare si Preshevën, Bujanocin e Medvegjën pa iu dhënë asgjë.

Këto komente Thaçi i bërë gjatë intervistës së tij në emisioni ‘Opinion’ të Bledi Fevziut.

I pyetur në lidhje me dëshirën për të marrë Medvegjën e Presheven e Bujanocin, z.Thaçi u përgjigj si vijon: “Po, ajo është dëshirë e kahmotshme. Në dialog nuk do të ngurroj që ta shtrojë, pa e cenuar tërësinë territoriale të Kosovës.”

Tutje ai ka thënë se kosovarët nuk i ka ndalur as Serbia e as tani pandemia që të shkojnë në Shqipëri dhe se mes Kosovës e Shqipërisë duhet të ketë më shumë përafrime.

“As s’ka mujt Serbia me na ndalë e as Covidi. Mes Kosovës e Shqipërisë duhet të ketë sa ma shumë përafrime politike dhe konsensuse”, u shpreh ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: