Thaçi e akuzoi se ka uzurpuar zyrën e kryeministrit, kështu përgjigjet Albin Kurti

Thaçi e akuzoi se ka uzurpuar zyrën e kryeministrit, kështu përgjigjet Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë të martën në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Kurti është pyetur në lidhje me deklaratën e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili dje ka thënë se Albin Kurti e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit të Kosovës, derisa ka bërë edhe shkelje të renda të Kushtetutës, përcjell Periskopi.

Kurti tha se dëshirat e tij, Presidenti i përshkruan si ‘fakte të miat’.

“Për atë çka ka thënë Presidenti për mua, dëshirat e tij i përshkruan si fakte t’miat. Unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë përshkrimesh çfarë ka thënë ai”, tha Kurti.

Shpërndaje në: