Thaçi flet për bllokimin e KQZ’së: Për çdo vendim, dikush do të dalë i pakënaqur

Thaçi flet për bllokimin e KQZ’së:  Për çdo vendim, dikush  do të dalë i pakënaqur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të mbetet i bllokuar që nga 27 marsi i vitit të kaluar, kurse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk i ka emëruar anëtarët e rinj.

“Unë ju kam dërguar ftesa partive politike. Unë do të respektoj mandatin tim kushtetues dhe ligjor. Kam diskutuar edhe me anëtarët e KQZ-së, ju kam dërguar ftesa, disa nga ta janë të kënaqur disa të pakënaqur. Çdo vendim që do të marrë dikush do të jetë i pakënaqur. Kjo çështje është e përcaktuar me ligj dhe atyre ju mbetet të jenë korrekt”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.

Thaçi ka thënë se të gjithë duhet ta dijnë se nuk është KQZ ajo e cila e përcakton rezultatin e zgjedhjeve, porse vullneti dhe vota e qytetarëve.

“Duhet ta dijnë që KQZ nuk e përcakton rezultatin e zgjedhjeve. Përmes ndikimit në KQZ  nuk do të mund të ndryshonit vullnetin e njerëzve. Numërimi bëhet në zona lokale”, ka vlerësuar tutje Thaçi.

 

Shpërndaje në: