Thaçi: Ka pasur përpjekje për t’i përçarë shqiptarët, por s’ja kanë arritur
Thaçi thotë se pas prezantimit që bëri për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduan për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme.
“Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës.
Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri” shkruan ai në Facebook, përcjell lajmi.net.
Presidenti thekson se për këtë pati interesim edhe për zgjedhjet në Maqedoni. “Thash se shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga këto zgjedhje, ta analizojnë mirë tendencën e votës dhe të ndërtojnë një platformë unike politike për të ardhmen.
Ajo duhet të përfshijë zgjidhjen e çështjes së emrit njëherë e përgjithmonë dhe të zhbllokojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë”, u shpreh ai./Lajmi.net/



