Thaçi: Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit

Thaçi: Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kujtoi 75-vjetorin e Masakrës së Tivarit duke thënë se hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit.

Kreu i shtetit tha se pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harruan këtë krim monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë para drejtësisë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Pas shuarjes së kryengritjes të komandantit Shaban Polluzha, Masakra e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945. Të çarmatosur, të uritur, të etur, mijëra shqiptarë u nisën drejt vdekjes së planifikuar nga kreu ushtarak dhe politik jugosllav. Ky krim u përpoq të minimizohet dhe të heshtet në politika jugosllave dhe serbe në kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Por, pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harru an këtë krim monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë para drejtësisë.

Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit, e kryer sot e 75 vjet më parë. HTH

Shpërndaje në: