Thaçi: Në humbje apo fitore, ju na dhatë emocione e krenari
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar pas përfundimit të ndeshjes, ku Kosova u mposht nga Çekia 2-1.
Thaçi ka thënë se përkundër humbjes, djemtë e Kombëtares na dhuruan emocion.
‘’Në humbje dhe fitore, me apo pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë’’/PERISKOPI/