Thaçi në komision: Keni bërë shkelje ligjore me ekspertin, duhet të hetoheni (VIDEO)

Thaçi në komision: Keni bërë shkelje ligjore me ekspertin, duhet të hetoheni (VIDEO)

Presidenti Hashim Thaçi pas gati gjysmë ore është kthyer për të raportuar në Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Thaçi sërish ka kërkuar fakte për ekspertin që ka punuar në raport duke thënë se “eksperti nuk është i paanshëm, derisa ai është propozuar nga Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, ekspert që ka punuar me të ma herët – kështu deklaroi edhe Kurteshi vet më herët”.

“Eksperti nuk është i paanshëm – ju keni bërë shkelje ligjore nga dita e parë me ekspertin. Parlamenti duhet ta bëj një komision për ta hetuar tash punën tuaj”, ka thënë Thaçi para anëtarëve të Komisionit,

Ndërsa anëtarët e Komisionit, ai i PDK-së dhe Vetëvendosjes kanë bërë akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit prej momentit kur Thaçi i tha Kurteshit se “keni qenë në SHIK”.

Thaçi ka vazhduar të mospërgjigjet në pyetjet e anëtarëve, duke kërkuar sqarime për ekspertin që ka ndërtuar raportin.

Driton Selmanaj nga LDK i ka thënë Presidentit se “ju qëndroni mbrapa krejt këtij rasti – herëdo kur keni me dhënë përgjigje për këtë çështje”.

“A e dini se është vepër ligjore nëse shmangeni nga dëshmia juaj”, i ka thënë Selmanaj, Presidentit,

“Këtë ekspert e kanë votuar edhe njerëzit tuaj”.

Sveçla, kryetari i Komisionit, ka vazhduar të insistojë se Thaçi duhet të përgjigjet në pyetjet e anëtarëve dhe jo të kërkoj sqarime.

Deputetët kanë bërë akuza njëri-tjetrin për pjesëmarrjen ose jo të tyre në luftën e fundit në Kosovë.

 

Shpërndaje në: