Thaçi ngushëllon për policin e vrarë: Angazhim maksimal që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë

Thaçi ngushëllon për policin e vrarë:  Angazhim maksimal që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Zhur të Prizrenit, ku pas një shpërthimi mbeti i vdekur një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Thaçi theksoi se me dhimbje të thellë mori lajmin për rënien në krye të detyrës të policit, Sami Thaqi.

Ai u shprehu ngushëllime familjarëve të policit të vrarë dhe uroi që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Po ashtu, nga organet e rendit dhe drejtësisë kërkoj angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi”, shkruan Thaçi.

Shpërndaje në: