Thaçi pas marrëveshjes për hekurudhat: Brenda këtij viti mund të arrihet marrëveshja paqësore me Serbinë

Thaçi pas marrëveshjes për hekurudhat: Brenda këtij viti mund të arrihet marrëveshja paqësore me Serbinë

Është nënshkruar marrëveshja Kosovë Serbi për për autostrada dhe Letrën e shprehjes së interesit për hekurudha me të cilat Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Në këtë takim presidenti Thaçi tha se kjo linjë hap edhe shumë rrugë të tjera të paqes, dhe zhvillimit ekonomik, përcjell Periskopi

Tutje presidenti Thaçi tha se gjatë këtij viti mund të arrihet një marrëveshje paqësore me Serbinë.

“E falënderoj Grenellin për punën për të arritur këtë marrëveshje, është një hap tjetër i kësaj marrëveshjeje së sotme të progresit pas linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme e hekurudhave dhe autostradave është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres dhe vende të punës, çka i duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Serbi është një hap tjetër i progresit linja ajrore Prishtinë-Beograd. Gjatë kësaj periudhe, gjatë këtij viti mund të arrihet marrëveshja përfundimtare paqësore Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ecim përpara që të mos mbesim penge i së kaluarës”, tha presidenti Thaçi Munih të Gjermanisë/Periskopi

Shpërndaje në: