Thaçi pas takimit me Serbët kërkon që tema e të pagjeturve të diskutohet në Bruksel

Thaçi pas takimit me Serbët kërkon që tema e të pagjeturve të diskutohet në Bruksel

Presidenti Thaçi u shpreh se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe duhet të zbardhet sa më parë.

“Fati i të gjithë të pagjeturve, pa dallim etnie, duhet të zbardhet sa më parë. Ky është edhe parakusht për drejtësi dhe për pajtim të sinqertë mes popujve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e familjarëve u pajtuan me presidentin Thaçi, që kjo të bëhet një nga temat kryesore edhe në dialogun në Bruksel.

“Duhet që kjo çështje të hapet edhe në Bruksel, në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, që të gjitha instancat, të gjitha institucionet, të punojnë që sa më parë të zgjidhet dhe të mbyllet kjo dhimbje dhe kjo vuajtje”, përfundoi Thaçi.

Shpërndaje në: