Thaçi pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mulës: Lamtumirë nderi i kombit

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mulës.

Presidenti në Facebook ka shkruar se vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, Artistit të Popullit, Avni Mula, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

“Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare. Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit”, ka shkruar i pari i shtetit.

Shpërndaje në: