Thaçi: Sali Berisha ka punuar që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë

Thaçi: Sali Berisha ka punuar që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën, në një debat ballë për ballë, ndërsa atë ka vazhduar ta quaj “argat i Millosheviqit”.

Fillimisht Thaçi në emisionin Open në Top Channel tha se ka gabuar që e ka marrë seriozisht Berishën e pastaj thotë se me të mund të përballet dhe të argumentojnë deklaratat.

“Edhe pse më ka burgosur edhe pse bashkëluftëtarët e mi, unë e kam respektuar dhe i kam shkruar në zyrë kur ishte i izoluar nga kombi dhe bashkësia ndërkombëtare në vitin ’99. E kam gjetur në gjendje të çakorduar mendërisht”, ka thënë Thaçi.

“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviqin që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”, ka thënë ai.

Thaçi tutje i thotë Berishës se në Kosovë ‘e njohin Kanunin, e njohin Kushtetutën, dhe e njohin përballjen”

Sipas Thaçit, Berisha ka qenë  gjithmonë kundër figurave të mëdha kombëtare të Kosovës si Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Adem Demaçi etj. Ai kurrë nuk ka përkrahur Lëvizjen Kombëtare por ka mbështetur ata që merrnin pjesë në zgjedhjet e Jugosllavisë së Milosheviçit.

Shpërndaje në: