Thaçi: S’do të ketë mure që na ndajnë, por ura që na bashkojnë

Thaçi: S’do të ketë mure që na ndajnë, por ura që na bashkojnë

Sipas Thaçit, Kosova është një dhe e pandashmme dhe sipas tij nuk do të ketë mure që ndajnë, por ura që bashkojnë, duke lënë të nëkuptohet se muri në Veri mund të rrënohet.

“Kosova është një, e pandashme; nuk do ketë barrikada as mure që na ndajnë, por ura që na bashkojnë”, ka thënë Thaçi.

Ai fjalimin e tij e filloi duke përshëndetur deputetët e pranishëm, ndërsa ka thënë se ka mbajtur premtimet për të cilat ishte zotuar kur kishte marrë postin e presidentit.

“Është kënaqësi të ndjek hapat e presidentëve të mëparshëm. Dhashë premtimin se do të ruaj pavarësinë, integritetin e Kosovë., e do të mbroj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. U zotova se do të jem president i të gjithë qytetarëve. Puna është udhëhequr nga këto parime dhe kam nisur t’i realizoj këto synime”, tha presidenti.

Ai tha se gjatë kohës sa ka qenë president ka ndërmarrë veprime konkrete, duke përmendur edhe reformën e papërfunduar elektorale, transmeton Periksopi.

Sipas tij, reforma bëhet që qytetarët në një proces të drejtë, transparent dhe fer.

“Ekipi im ka kryer punën e vet dhe mbetet të ju deputetë të nderuar, të shndërrohen në vendime”, ka thënë ai.

Siç e do zakoni i fjalimeve, presidenti nuk ka lënë pa përmendur edhe korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke thënë se kjo është ende në listën e prioriteteve të tij.

Presidenti Thaçi korrupsionin e kishte prioritet edhe kur ishte kryeministër me “zero tolerancë.”

“Korrupsioni dhe krimi paraqiten lartë në listën e shqetësimeve. Është në listën e prioriteteve. Nuk mund t’i shpëtojnë as zyrtarët më të lartë shtetëror. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë”, vazhdoi ai.

Po ashtu, tha se Kosova nuka ka alternativë tjetër përveç integrimit në NATO e BE. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: