Thaçi shkon në fshatin e Kadri Veselit, i shpreh ngushëllime për vdekjen e axhës

Thaçi shkon në fshatin e Kadri Veselit, i shpreh ngushëllime për vdekjen e axhës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një publikim në rrjetin social “Facebook” i ka shprehur ngushëllime kryeparlamentarit Kadri Veseli për vdekjen e axhës Jetish – raporton Periskopi.

Thaçi para pak çastesh ka shkruar se bashkëndjen me familjen Veseli dhe se janë afër tyre për të ndarë dhimbjen e mërzinë së bashku.

Përveç Veselit, ai u ka shprehur ngushëllime edhe tërë familjes Veseli.

“Mikut tim, Kadriut, si dhe tërë familjes Veseli në Broboniq u shpreha ngushëllime për vdekjen e axhës Jetish. Bashkëndjejmë me familjen Veseli dhe jemi pranë tyre për ta ndarë dhimbjen dhe mërzinë së bashku! HTH”, ka shkruar Thaçi./PERISKOPI

 

 

Shpërndaje në: