Thaçi: Shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar – i heq taksën Serbisë e ia vë Shqipërisë

Thaçi: Shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar – i heq taksën Serbisë e ia vë Shqipërisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci e quan absurditet hapjen e kufirmit me Serbinë dhe mbylljes me Shqipërinë. Thotë se Kurti duke dezinfektuar automjetet nga Shqipëria, u vendosi taksë të vecantë automjeteve dhe rëndoi ‘edhe më shumë lëvizjen e lirë’.

Thaci thotë se këto veprime janë ‘shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar’.

Ai shkruan:

Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave.

Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë.

 

Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar! HTH

Shpërndaje në: